Kuvendi i Kosovës sot vazhdon punimet e seancës së djeshme nga ora 10:00.
Tri pika kanë mbetur nga seanca e djeshme që nuk arriti të përfundoi, njëra ndër to, shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Rendi i ditës:
- Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
- Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.







