Në Kuvend të Kosovës, deputeti nga LDK-ja, Fetah Rudi është duke pasur probleme për të vazhduar deri në sallën ku mbahen seancat plenare, raporton Gazeta Express.

Objekti i Kuvendit të Kosovës nuk e ka të rregulluar infrastrukturën për personat me nevoja të veçanta.

Për këtë arsye, deputeti i zgjedhur i LDK’së është duke pasur probleme që të dërgohet deri në sallën ku mbahen seancat.

Pak më parë Rudi tha se do të angazhohet për personat me aftësi të veçanta.