Kuvendi shkon në pauzë pasi dështon dy herë kuorumi për presidentin

Dy herë ka dështuar të bëhet kuorumi për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit në Kuvendin e Kosovës.

Si rrjedhojë, kryeparlamentari Glauk Konjufa njoftoi se Kuvendi do të shkojë në pauzë 30 minutëshe.

Ishihn deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu, Driton Selmanaj e Valentina Bunjaku, ata që nuk morën pjesë në votimin e parë.

E në përsëritjen e raundit të parë të votimit, Bunjaku mori pjesë në votim, duke u bërë kështu vota e 79 në kuti nga 82 deputetë të pranishëm në sallë.

Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje.