Kuvendi po zgjedh Presidentin e ri, Meta njofton konferencë urgjente për shtyp

Ndërkohë që Kuvendi është duke zgjedhur kreun e ri të shtetit, ku raundi i dytë do të jetë në 23 maj, kurse i treti në 30 maj, Presidenti ende në detyrë, Ilir Meta duket se ka nisur tashmë me implementimin e planeve të tij për rikthimin në politikë.

Meta ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 12:00 në ambientet e Presidencës ku krahas procesit të zgjedhjes së pasardhësit të tij pritet t’i japë përgjigje opinionit publik edhe për disa akuza të forta në media në lidhje me kërcënimin ndaj një personi.

“Sot, në ora 12:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë një konferencë për mediat, në Institucionin e Kryetarit të Shtetit. I hapur për çdo pyetje!”, njofton Presidenca.