Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Zyrtarët Publikë, me amendamentet e miratuara.

Nga 62 vota, 58 ishin për dhe katër abstenuan.

Grupet opozitare të pranishme në sallë, e kanë kundërshtuar këtë ligj, ndërsa për këtë ligj ka abstenuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Partitë opozitare e kanë kundërshtuar atë dhe kanë deklaruar se i njëjti e dëmton administratën publike në Kosovë.