Seanca

Kuvendi miraton edhe marrëveshjen për banim social, PDK s’merr pjesë në votim

Kuvendi i Kosovës ka arritur të kalojë edhe marrëveshjen për banimin social adekuat. Kjo marrëveshje kaloi me 80 vota për, derisa në votim nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“80 vota për, asnjë votë kundër, asnjë abstenim. Kështu që kalon marrëveshja për banimin social adekuat”, deklaroi Konjufca.

Për qëllimin e këtij projekti, foli Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Republika e Kosovës, përkundër që nuk jemi anëtar në Këshillin e Evropës, raporte tashmë kemi me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe në kuadër të thellimit të këtij raporti kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e fundit, pra që është për financimin e projektit për “Banimin social adekuat”. Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i sistemit të banimit social në Kosovë dhe ngritja e numrit të njësive të banimit në vend. Marrëveshja përfshin ngritjen e njësive të banimit social, kjo të bëhet duke renovuar njësitë ekzistuese, shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale, ndërtimin e banesave të reja të banimit social e të tjera”, deklaroi Murati.