‘Kuvendi me 120 kartongritësa, turpi më i madh’/ U shkarkua me 104 vota, Meta: Deputetët morën para për të votuar!

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për media këtë të premte, dy ditë pasi Kuvendi votoi raportin e Komisionit Hetimor për ta shkarkuar nga detyra.

Meta tha se ka bërë fushatë vetëm për të mbrojtur zgjedhjet dhe se ftoi të gjitha forcat politike që të bashkëpunonin.

Meta: Jo jam përfshirë në fushatë për mbrojtjen e zgjedhjeve. Janë ftuar të gjitha forcat politikë të bashkëpunojnë pa asnjë përjashtim. Janë 30 denoncime zyrtare janë nisur për ato institucione që kanë për detyrë të hetojnë krimet zgjedhore.

Kreu i shtetit e ka cilësuar si turpin më të madh Kuvendin që votoi për shkarkimin e tij.

-A po e përgatit Meta popullin për t’ju përgjigjur shkarkimit në Kuvend?

Meta: Nuk ekziston më një Kuvend i tillë. Ai Kuvend është turpi i gjithë atyre që e krijuan bashkë. E përjashtoj veten në mënyrë kategorike nga ajo që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani. Është një nga faqet më të zeza ai Kuvend. E nxorën dhe Presidentin e Republikës në pritë. Mos të harrojmë që ka shumë arsye ku Kuvend që iku, të votojnë në atë mënyrë sepse ju e dini që Presidenti ndaloi në 8 qershor një gjakderdhje të programuar të 2019, pra në prag të zgjedhjeve lokale, e cila do të pengonte që të shpallte Shqipërinë në organizatë terroriste. Por do flasim në 25 korrik. Tani u ka plasur cipa fare se po nxjerrin dhe eurot që kanë paguar për të shkarkuar Presidentin.

U mësuan keq me 120 deputetë, kartonngritësa. Edhe kur njeriu nuk bashkëjeton dot me llogaridhënien që është themeli i një republike demokratike normal pasi të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën, kudo në Shqipëri, në Kavajë, drejtorët e kujt ishin ata dhe shkaktuan gjakderdhje, Të gjithë e dinë kush e nxiti dhunën në Elbasan, dhe se kush planifikonte që atë dhunë në 25 prill ta shtrinte në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Presidenti i republikës Ilir Meta, i cili është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese i mohoi përfundimet e Komisionit Hetimor që sollën shkarkimin e tij, duke e konsideruar vendimin si një veprim të maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore.