Kuvendi kërkon opinion nga IKShPK për mbajtje të seancës, kryesia mblidhet nesër

Kuvendi i Kosovës i ka dërguar kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të marrë opinion se a mund të mbahet seanca e Kuvendit për rrëzimin e Qeverisë Kurti. 

Ndërsa, mbledhja e kryesisë së Kuvendit ku do të trajtohet se kur do të mbahet seanca, do të mbahet nesër.

Këto i ka bërë të ditur për KosovaPress, këshilltari i kryetares së Kuvendit, Faton Peci, i vili ka thënë se është kërkuar opinion profesional nga IKShPK.

“Është kërkuar opinion profesional nga IKShPK. Ndërkaq, mbledhja e Kryesisë ku trajtohet mbajtja e seancës mbahet nesër”, tha ai.

Kujtojmë se LDK të premten ka dorëzuar në Kuvend nënshkrimet për mbajtjen e seancës për t’u votuar mocioni i mosbesimit nga Qeverisë Kurti.