Kuvendi i Shqipërisë i hap rrugën Maqedonisë për në NATO

Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka miratuar unanimisht protokollin që i hap rrugën ratifikimit të vendimit për votën pro për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ky miratim i ndez dritën jeshile Kuvendit të Republikës ditën e enjte, i cili pritet të ratifikojë po ashtu unanimisht për një kapitull të ri të shtetit fqinj.

Në seancën e së enjtes në Parlamentin shqiptar pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Arritja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë është konsideruar si një hap pozitiv, e cila i jep garanci e paqes dhe prosperitetit në Ballkan.

Nga ana tjetër, të premten e shkuar, Parlamenti grek ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke i dhënë fund një klime të tensionuar, që ka mbajtur konfliktin e“ ndezur” në këto dy vende për më shumë se dy dekada.