LDK

Kuvendi i LDK-së, Imri Ahmeti deklarohet për kandidaturën e Faton Bislimit

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti deklaroi se vendimi për kandidaturën e Faton Bislimit varet nga votat e delegatët.

Para nisjes së kuvendit zgjedhor, ai tregoi se a do lejohet hyrja e tij.

“Kuvendi është për punimet që duhet zhvillohen vetëm nga delegatët. Jo edhe nga anëtarësia e gjerë. Anëtarësia e gjerë natyrisht përfaqësohet përmes delegatëve të tij. Në kuptimin të kësaj, unë besoj që kuvendi nuk është i hapur për të gjithë anëtarësinë sepse nuk i zënë”, tha ai.

I pyetur se a do i lejohet kandidatura Faton Bislimit, ai tha se këtë gjë do e vendosin delegatët.

“Personalisht unë i kam kthyer përgjigje, me email zyrtar i kam treguar që kjo çështje varet nga delegatët, nga shumica e votuesve. Sepse vendimet merren me shumicë votave…. (Pyetje: A do i lejohet të hyjë brenda) Absolutisht brenda po”, shtoi ai./KP