Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka bërë njoftimin për tenderin e radhës.
Këtë herë, kërkohet të bëhet furnizimi me kompjuter.

Për kontratën “Furnizimi me PC All-in-one”, fillimisht janë ndarë 40.000,00 euro.

Tutje, në njoftimin e bërë nga prokurimi bëhet me dije se kërkohen gjithësej 60 kompjuterë.
Operatori ekonomik do të zgjedhet përgjatë muajit të ardhshëm.







