Kuvendi dy javë pa seancë

Në përfundimin e kësaj seance Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i kishte mbyllur punimet duke thënë se javën e ardhshme do t’i njoftojë deputetët për seancën e radhës.

“Do ta vazhdojmë seancën ju ftoj në një moment të caktuar. Javën e ardhshme ju njoftoj”, tha Veseli.

Edhe pse kryeparlamentari kishte paralajmëruar për mbajtjen e seancës, kanë kaluar dy javë dhe kuvendi ende nuk ka mbajtur ndonjë seancë, transmeton ballkani.info.

Sipas të dhënave, këtë vit janë miratuar 46 ligje nga 169, ndërsa 69 janë në procedurë.

Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, është pyetur se cila ka qenë arsyeja se pse nuk është thirrur mbledhja e kryesisë dhe pse nuk ka pas seancë as javën e kaluar as këtë javë.

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka kthyer për kallxo.com përgjigje se nuk ka qenë në agjendë.

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun nuk ka dhënë as informacione shtesë për seancën e radhës.

“Paraprakisht do të njoftoheni nëpërmjet ueb faqes së Kuvendit”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit për kohën e mbajtjes së seancës.