Kushtetuesja ka uruar të gjithë liderët për zgjedhje nëpër pozita – Kurtin edhe më 2020. Enver Hasani ia huqi keq!

Një urim që sot është dërguar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti, ka nxitur reagime.

Është edhe subjekti politik opozitar, Lidhja Demokratike e cila këtë veprim e ka quajtur afërsi të paprecedent të Kushtetueses.

Por, Klan Kosova ka siguruar dokumentet, në të cilat dëshmohet se nga kjo gjykatë janë dërguar urime edhe në të kaluarën, përfshirë edhe për zgjedhjen e Isa Mustafës, Kryeministër i Kosovës.

Urime në drejtim të krerëve institucionalë kanë shkuar sa këtë gjykatë e ka drejtuar Enver Hasani dhe më pastaj edhe Arta Rama-Hajrizi.

Këto dokumente e nxjerrin Enver Hasanin keq para publikut dhe opinionit të gjerë, pasi që ai kritikoi urimin e Arta Ramës-Hajrizit.

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka quajtur të shëmtuar letrën e Rama-Hajrizit dërguar Kryeministrit. E një ish-Kryeministër ka thënë se urimi i Kryetares së Kushtetueses lidhet garancinë që Kushtetuesja po ia bën Kurtit se s’ka kush çka të bën në punën e re.