Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të mund të sjellë sqarimin e shumë çështjeve të hapura, vlerëson sekretari gjeneral i Këshillit për bashkëpunim rajonal, Goran Svilanoviq.
Ai në për B92 ka thënë se që nga viti 2000, kur flitet për Ballkanin, kemi tri çështje të hapura, tri probleme të mëdha, kurse njëri është në rrugë për t’u zgjidhur.
“Njëri problem është emri, tjetri natyrisht raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kurse i treti ka të bëjë me funksionalitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Siç kemi mundur të shohim në vitet e fundit, intensivisht në në disa javët e kaluara, njëri nga këto tri problemet është në rrugë të mirë që të zgjidhet. Të gjithë kemi pritje të mëdha që procedura në parlamentin e Shkupit të përmbyllet pozitivisht, e më pas në të njëjtën mënyrë edhe në parlamentin grek, kështu që njëri nga tri problemet e mëdha ndoshta mbetet pas nesh”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.
Siç ka shtuar, një gjë e kemi mësuar në këtë proces, e kjo është përfshirja e madhe e BE-së dhe se nuk ka shumë lëshime nga Brukseli.
Sipas tij, vendimet e samitit të BE-së në Sofje, për marrëveshjen ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, nuk kanë shërbyer si lehtësim i madh as në Beograd e as në Prishtinë.
Svilanoviq thekson se kushtet përmes se cilave Serbia do të bëhej anëtare e BE-së nuk janë të lidhura drejpërdrejt me marrëveshjen Kosovë-Serbi, por aty janë plot arsye tjera.
“Megjithatë, duhet seriozisht qasje ndaj marrëveshjes, dhe në këtë kuptim do të duhej që ajo për të cilin flasin të dy presidentët të mbështetët gjerësisht në opinion, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Kjo është njëra nga mënyrat që të stabilizohet rajoni. Marrëveshja e Beogradit dhe Prishtinës, do të duhej t’i shtynte gjërat në drejtim më të mirë seç janë sot. Natyrisht reagimet janë të ndryshme dhe disa nga ato reagime janë shumë dekurajuese, si në opinionin kosovar ashtu edhe në atë serbe, por edhe tek një pjesë e madhe e opinionit evropian”, ka thënë ai.
Sipas tij, marrëveshja do ta definonte edhe datën e anëtarësimit të Serbisë në BE.
“Kur thonë definim të datës, ju flisni edhe për marrëdheniet e Beogradit me Zagrebin dhe kjo është ajo komponenta rajonale dhe faktikisht është e qartë që flisni edhe për marrëdheniet e Beogradit me Sarajevën. Ky është raport zinxhiror, prandaj edhe anëtarësimi i Serbisë në BE do të ishte përshpejtim i marrëdhenieve më të mira ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë. Kjo është ajo që marrëveshja Kosovë-Serbi do të thoshte stabilitet i plotë dhe njëkohësisht moment i zgjidhjes së të gjithë çështjeve të hapura në këtë pjesë”, thekson ai. /Ballkani.info/







