E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka deklaruar se të mbijetuarit e dhunës seksuale keqtrajtohen.

Krasniqi-Goodman ka shkruar në Twitter se prej kur ka folur për dhunën seksuale që ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë, e ka kuptuar se si janë keqtrajtuar të mbijetuarit e dhunës.

Ajo ka deklaruar se i është kërkuar të mos iu flasë disa njerëzve të caktuar, ndërkaq të tjerëve tani po iu kërkohet të mos i flasin asaj.

“Që prej se kam folur në Kosovë, e kam kuptuar sesi të mbijetuarit keqtrajtohen. Neve na kërkojnë të mos u flasim disa njerëzve të caktuar dhe tani njerëzve po iu kërkojnë të mos më flasin mua”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.