Kush po thotë se Ramush Haradinaj “ia theu huntë” politikisht Hashim Thaçit?

Gazetari Arben Ahmeti në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka analizuar pikat e forta dhe të dobëta të Haradinajt për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka theksuar se pikë e fortë e Haradinajt në këto zgjedhje, është se gjatë qeverisjes së tij, ia ka thyer “huntë” Hashim Thaçit, duke ndalur ndarjen e Kosovës.

“Ramush Haradinaj ka arritur që të ndalojë ndarjen e Kosovës. Të paktën përkohësisht”, tha ai.

Ndërkaq, sipas tij, pikë e dobët ka të bëjë me atë se sa do t’i besojnë qytetarit dikujt që ka dhënë dorëheqje.

Sipas tij, Haradinaj me koalicionin që e ka bërë është në garë serioze për vendin e parë.

loading…