Legjenda e basketbollit Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë kanë gjetur vdekjen ditën e diel, pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonin.
Raportet tregojnë se helikopteri Sikorsky S76 Spirt në të cilën ndodhej Kobe Bryant dhe të tjerët, u rrëzua në qytetin Calabasas (Kaliforni), rreth orës 09:45 të mëngjesit.

Dy biçiklistë malorë që ishin afër, mbërritën në vendin e ngjarjes në 09:49, sipas portalit amerikan TMZ, përcjell lajmi.net.
Ishte tepër vonë të provosh një detyrë shpëtimi, me imazhet e skenës tragjike që tregojnë gjithçka, me një zjarr të madh që po mbulonte në tërësi helikopterin.

Këto fotografi janë thelbësore në hetim pasi mbështesin teorinë e Bordit Kombëtar të Sigurisës së Transportit, që tregon se helikopteri shpërtheu kur u përplas me kodrën, dhe se nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi./Lajmi.net/








