Kush ishte Aida, vajza që u dogj nga serbët, në bibliotekë me 3 milionë libra?

Forcat e armatosura serbe nuk kanë kursyer asgjë, gjatë gjenocidit të tyre edhe në Bosnje. Ata dogjën edhe një vajzë të pasionuar pas librave bashkë me bibliotekën me 3 milionë libra brenda, duke e bërë shkumb e hi.

Aida Buturović, ishte studente e Letërisë në Universitetin e Sarajevës dhe punonte në Bibliotekën Kombëtare të këtij qyteti , “Vijećnica”. Ishte nga studentët më të dalluar nga të cilët pritej shumë, por fatkeqësisht, në gusht të vitit 1992 serbët e dogjën atë, po në vendin e preferuar të saj, në bibioltekë, dhe atë duke u munduar t’i shpëtonte librat të mos digjeshin nga zjarri.

Nën urdhrin e Radovan Karaxicit dhe gjeneralit Ratko Mlladic biblioteka “Vijećnica”, dhe Aida u bënë hi, apo siç e përshkruajnë boshnjakët atë ditë: Në qiell fluturonin zogj të zinj.

Kur bombat filluan të shkatërronin bibliotëkën, Aida nuk mendoi për asnjë çast që të largohej por vrapoi për të shpëtuar librat, për të shpëtuar historinë e Bosnjes. Ndërkohë që të gjithë po largoheshin, dhe zjarret po bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm, Aida arriti të merrte disa prej tyre, pastaj akoma disa të tjerë, duke u munduar që të shpëtonte sa më shumë që të ishte e mundur.

Por, nuk ia doli, dhe shpërthimi përfundimtar që i morri jetën Aidës dhe shkaterroi 3 milionë libra. Ishte nata mes 25 dhe 26 gushtit 1992. Biblioteka Kombëtare në Sarajevë u dogj 3 ditë me radhë.