Kush ishin komandantët e Drenicës që dolën kundër Rexhep Selimit pasi ai e quajti tradhtar Gani Gecin (Dokument)

Ballkani.info sot publikoi ekskluzivisht një intervistë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, dhënë për të përjavshmën “Zëri” më 30 tetor të vitit 1999.

Në këtë intervistë të gjatë, Rexhep Selimi drejtpërdrejt Gani Gecin  për vrasjen e Abedin Rexhës, të njohur në luftë me nofkën Sandokani .

Selimi duke folur për vrasjen e Abedin Rexhës – Sandokanit, pas së cilës kishte pasuar komunikata e famshme 59, i ishte referuar asaj duke thënë se “vrasja e Abedinit përshkruhet shumë mirë në komunikatën numër 59 të UÇK-së, ku thuhet qartë se kush e vrau, me emër dhe mbiemër: Gani Geci”.

Por, vetëm një ditë pas (më 31 tetor 1999), ndaj deklaratave të Selimit kishin reaguar shumica e komandantëve të UÇK-së në Drenicë.

Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Nuredin Lushtaku, Jetullah Geci, Fadil Kodra dhe shumë luftëtarë të dalluar të kësaj treve, më 31 tetor 1999 kishin hedhur poshtë komunikatën numër 59 dhe pjesën e intervistës ku njollosej luftëtari Gani Geci nga fshati Llaushë, raporton Ballkani.info.

“Dëshirojmë edhe një herë t’ia bëjmë me dije opinionit shqiptar se Gani Geci nuk është tradhtar dhe dëshirojmë që me raste të tilla të merren organet kompetente gjyqësore të Kosovës e jo të njollosën njerëzit pa argumente, nga individë të ndryshëm. Hidhet poshtë Komunikata nr. 59, si dhe shkrimi i tij”, thuhej në reagimin e komandantëve të Drenicës ndaj Rexhep Selimit, i cili kur e kishte dhënë këtë intervistë, kishte qenë Ministër i Rendit në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.

Ditë më parë, Rexhep Selimi, i cili është përfolur shpeshherë në publik si autor i komunikatës 59 dhe në këtë intervistë i referohet me krenari, kishte akuzuar Hashim Thaçin si autor të asaj komunikate, gjë që ishte demantuar menjëherë nga ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi. /Ballkani.info/