Kush ishin ideatorët nga Vetëvendosje që e “rrëzuan” qeverinë Hoti? Flet Sallahu

Blerim Sallahu nga Lëvizja Vetëvendosje ka rrëfyer se nuk ka qenë vetëm një ideator për ta dërguar padinë për rrëzimin e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot që ta dërgojë vendin në zgjedhje brenda 40 ditësh pasi e vlerësoi si të paligjshme votën e Ethem Arifit që çoi në krijimin e qeverisë Hoti.

“Këtu kemi bashkëpunu me juristë të Lëvizjes Vetëvendosje, kështu që argumentet tona kanë qenë të bazuara në Kushtetutën e Kosovës po ashtu edhe në rastet praktikem, të raporteve të Komisionit të Venecias”, ka thënë Sallahu në Speciale të Klan Kosovës.

“Kemi paraqitur argumentet tona, e kemi theksu prej 4 majit 2020 për Kuvendin e Kosovës se prej 4 majit 2020 për Kuvendin e Kosovës ka fillua në efekt vendimi i formës së prerë për rastin Arifi dhe kësisoj vota e tij për qeverinë ka qenë e pavlefshme”.

Sallahu ka thënë që Vetëvendosja është institut në krahasim me partitë tjera për çështje juridike, dhe se ata e kanë konkretizuar planin pas diskutimeve të përbashkëta.

“Lëvizja Vetëvendosje është institut me partitë tjera sa iu përket çështjeve juridike”.

“Kemi qenë, nuk më kujtohet saktë se kush ka qenë, zakonisht ulemi debatojmë or çdo çështje juridike që lidhet për funksionin e parlamentit, qeverisë dhe gjykatave të tjera dhe kështu pas një debati shterues i kemi haru idetë, kemi përpilu të gjithë ngapak disa ide të caktime, po ashtu jemi bazu në dokumentet të ndryshme ndërkombëtare në Kushtetutë të Kosovës, dhe kemi ardhë te një konkretizim i saktë i kërkesës së kontestimit të vendimit të qeverisë dhe kësisoj e kemi dërgu në Gjykatë Kushtetuese”.