Kush ishin dy përfaqësueset amerikane që ndoqën si “hije” gjyqin për Saimir Tahirin

Gjyqi maratonë ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri ka tërhequr vëmendje të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas më shumë se 12 vitesh, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë ish-ministrin për shpërdorim detyre me 5 vite burg, dënim që i kalon në shërbim prove.

Gjyqi është ndjekur pa ndërprerje edhe nga përfaqësues të ambasadës së ShBA në Tiranë. Më poshtë, News24 percjell fotot e dy përfaqësueseve të ShBA, të cilat janë larguar nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas largimit të Saimir Tahirit, në orët e vona të mbrëmjes.

Përfaqësueset e Amerikës kanë ndjekur nga afër procesin dhe shpalljen e vendimit nga trupa gjykuese. Ato u larguan pasi situata përpara gjykatës ishte qetësuar disi.

loading…