Kush i dërgoi në spital dy të vrarët në Pejë, flet mjeku kujdestar

Për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës ka folur edhe mjeku kujdestar, Sadri Berisha, i cili dhe ka pranuar viktimat në spitalin e kësaj komune.

I njëjti ka bërë të ditur se viktimat kanë ardhë pa shenja jete në spital, ndërsa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë.

“Rreth orës 20;30 pa shenja jete janë sjell ne spital, dhe nje i tretë i plagosur që ju ka ndihmuar me i sjell deri këtu. Plagët kanë qenë me armë zjarri, derisa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë, dhe me pas ka procedu tutje dhe është intervistuar nga prokurori. Për momentin është duke u trajtuar në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Sadri Berisha në emisionin “Politiko” në Kanal 10.

Ndryshe, të vrarë kanë mbetur, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Bernard Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit