Besian Mustafa

Kush është zëdhënësi i ri i LDK-së?

Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se ka caktuar Besian Mustafën zëdhënës të partisë.

Besian Mustafa, njofton LDK-ja, ka qenë kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje te Ndërmarrjeve (KIESA) ka punuar si udhëheqës në menaxhimin e investimeve dhe riskut në bankat komerciale të Kosovës dhe kontribuoi në themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

“Mustafa është i shkolluar në SHBA., diplomë të shkollës së mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa dhe kontabilitet në Pensilvani dhe Master në Administrim të Biznesit në New York”, thuhet në njoftim.

Besian Mustafa është djali i Xhemajl Mustafës, veprimtar i LDK-së i vrarë në vitin 2000 në rrethana të pasqaruara deri më tani.