Kush është Shkurta, vajza që po merr dashuri nga personat me nevoja të veçanta

Intervistë, me artisten e talentuar nga Prishtina Shkurta Haxhiu, e cila merret me Grafikë dhe që kohën më të madhe po e kalon me personat me nevoja të veçanta. Ajo njihet për publikun si piktore, por edhe si humaniste. Dashuria e madhe që Shkurta e merr nga personat me nevoja të veçanta, e shtyn që të mos ndalet asnjëher për plotësimin e një jete më të mirë për ta. Lexojeni këtë intervistë të shkurtër, me Shkurtën që, ndër të tjera, është edhe fotomodele.

Gazeta Demos: Tani më jeni e njohur për publikun, por për çfarë do të donit të njiheshit më shumë tek publiku, si piktore apo si një humaniste që,  po i qëndron afër personave me nevoja të veçanta?

Shkurta Haxhiu: Edhe si piktore, por më shumë si humaniste.

Gazeta Demos: Siç e dim, ju keni formuar një organizatë  “Heroinat” që dy vite, a jeni ende aktive dhe cili është roli i saj?

Shkurta Haxhiu: Roli i organizatës është të ketë bashkpunime me shoqata të ndryshme dhe aktivitete në fushën e artit si koloni ndërkombëtare, ekspozita, dhe ankande humanitare, aktivitetet të zhvillohen për persona me nevoja të veçanta, për fëmijë të braktisur për minoritete për fëmijë me epilepsi po ashtu të ndihmoj me gjëra ushqimore, karroca, dhe gjëra tjera të cilat janë të nevojshme për ta. Organizata “Heroinat” ka për qëllim të mos ketë diskriminime në komb, në rac, në gjuhë apo fe bashkpunimi të jet me të gjithë i barabartë.

Gazeta Demos: Për gjithë këto projekte a keni përkrahje ose bashkpunim me shoqata tjera dhe si ka lind ideja e hapjes së organizatë?

Shkurta Haxhiu: Po kam realizuar dy projekte në bashkpunim me shoqatën ‘Handikos’ dhe shoqatën ‘Sos fshatrave’ të fëmijëve në Kosovë.  Ideja lindi nga ëndrra që kam pas në moshën 23 vjecare dhe nga sprova në familje, për arsyje që vëllau im lindi me sëmundjen paraliza cirobrale dhe për fat të keq si familje nuk u ndihmuam por u shfrytzuam nga të tjerët që na premtuan për shërimin e vëllaut dhe vendosa ta hap një organizatë e cila quhet “Heroinat” dhe fillova me shumë vullnet këtë rrugë të drejt të cilen e zgjedha me vet dëshirë të cilen e punoj me shumë kënaqsi dhe shpresoj që kjo organizatë te bëhet e madhe dhe t’iu dal në ndihm shumë nevojtarve.

Gazeta Demos: Cila është arsyeja që ke vendos të jesh afër personave me nevoja të veçanta?

Shkurta Haxhiu: Arsyje pse kam vendosur të qëndroj afër këtyre është se janë njerz me zemër të madhe, të pastërt dhe të sinqert dinë të duan pa hile, pa sherr pa qëllime të kqija kjo është vecantija e tyre që unë cdo ditë e ndaj kohën time me ta.

Gazeta Demos: A mendoni se këta persona e kanë kujdesin e duhur në Kosovë, dhe çfarë duhet t’i ofrohet më shumë?

Shkurta Haxhiu: Në shumë familje që kam vizituar disa kanë përkujdesin e mjaftueshëm disa nuk i kanë as gjërat elementare ajo që duhet ti ofrohet këtyre personave është të mos kenë diskriminime në pune, mos t’iu cënohet e drejta për tu martuar, për të krijuar familje, të jenë të barabart dhe ta gëzojn liri, të ketë aktivitete në fusha të ndryshme që të kenë mundësi ti zhvillojn talentet e ndryshme që i kanë.

Gazeta Demos: Cili është sekreti që të marrësh dashuri nga personat e veçantë, si është bota e tyre?

Shkurta Haxhiu: Të marrësh dashuri nga këta njerz është të jesh e sinqert, modeste, njeri i hapur në bisedë, e afërt për arsyje që bota e tyre i pranon vetëm njerzit që e kanë zemrën e bardh, që din të duan vërtetë .

Gazeta Demos: A është dikush që ju ndihmon, a po i qëndroni vetëm kësaj pune?

Shkurta Haxhiu: Unë personalisht nuk kam as një llojë ndihme për vetën time, dhe jam e vetme në këtë drejtim, e sa i përket personave me nevoja të vecanta deri më tani ka shumë njerz që më kanë përkrahur me gjëra të ndryshme për ta.

Gazeta Demos: A merrni përkrahje nga Qeveria?

Shkurta Haxhiu: Deri më tani kam pas përkrahje vetëm nga Ministria e Kulturës dhe shpresoj në të ardhmën të kem përkrahje me shumë dhe nga Qeverija .

Gazeta Demos: A keni ndërmend ndonjë projekt tjetër?

Shkurta Haxhiu : Po tani jam duke e përgaditur një ankand humanitar, me një ekspozit personale me piktura e cila do të dhurohet për persona me nevoja të vecanta.

Gazeta Demos: Cilat janë planet e tua për të ardhmen, ku mendon se do të fokusoheni më shumë pasi që ju mirreni edhe me pikturim?

Shkurta Haxhiu: Planet e mija për të ardhmen janë të mos ndahem as nga humanizmi e as nga arti për arsyje që edhe arti im do të jet kontribut për humanizëm dhe mendoj ti vazhdoj që të dyja bashk.

Gazeta Demos: Një vajzë me shumë ambicie si ti, gjeni kohë edhe për tu dukur bukurë, këtë e shohim në fotografi që i poston  në rrjete sociale, cili është mesazhi për vajzat shqiptare që dorozohen së kujdesuri për vetën?

Shkurta Haxhiu: Mesazhi im për të gjitha vajzat shqiptare është që pavarësisht sprovave, vështirësive apo kushteve ekonomike, dua që të mos dorëzohen asnjëherë, dhe të përkujdesën për vetën e tyre, ta duan vetën dhe të kenë respekt shumë për vetën pa u ndikuar nga paragjykimet e të tjerëve. Kështu që gjithmonë në radhë të parë të kenë parim vetën.