Sondazhi

Kush është politikani më i vlerësuar në Kosovë?

Sonte në Pressing të T7 është shpalosur sondazhi i fundit i realizuar nga kompania e sondazheve “Source” në bashkëpunim me Albanian Post.

Një nga pyetjet ka qenë edhe për vlerësimet e liderëve.

E para është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me 67.8% vlerësim pozitiv.

Më pas kryeministri Albin Kurti me 56.4% Albin Kurti.

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga PDK-ja ka vlerësim pozitiv 43.7.

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vlerësim pozitiv 40.5%.

Ndërkaq, Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së ka 28.9% vlerësim pozitiv.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vlerësim pozitiv 28.7%.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj 25.4%.