Kush është Miss Shqipëria 2022? Njihuni me bukuroshen që sapo është kurorëzuar

Edicioni i 24-të i “Miss Shqipëria 2022” u mbajt mbrëmjen e kaluar në kalanë e Porto Palermos në Himarë.

Kurora shkoi për Drita Zirin, 17-vjeçaren nga Fushë-Kruja, e cila u zgjodh mes 27 vajzave kokurrente nga Shqipëria dhe diaspora.

Ziri ka qenë e përfshirë prej të paktën dy vitesh në botën e modelingut dhe ka pozuar në Stamboll dhe Tiranë.

Klara Musabelliu u shpall shoqëruese e parë e Missit, ndërsa shoqëruese e dytë u shpall Sibora Rustemi.

Spektakli u transmetua mbrëmjen e djeshme në Klan Plus për rreth 3 orë të mbushura me sfilata e surpriza. Këngëtarët e ftuar si Rovena Dilo, Devis Xherahu, Eneida Tarifa, Maya, Adelina Tahiri etj., performuan gjatë mbrëmjes.

Edicioni i 24-të i spektaklit të bukurisë mbajti vulën e producentit Petri Bozo.