Kush është Komando që dyshohet si autor i ngjarjes në ish-Bllok?

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e mbrëmjes të së enjtes në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë janë duke marrë ndihmën mjekësore në spital.

Burime jo zyrtare bëjnë të ditur për Top Channel se një prej personave që është në kërkim nga policia është edhe një ushtarak, pjesë e Forcave Komando, Nervjol Bilo, i cili dyshohet edhe si personi që ka qëlluar me armë. Komando mësohet se ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të këngëtares Elvana Gjata, edhe ai në kërkim.

Ekspertët kriminalistët po vëzhgojnë kamerat e sigurisë për të mësuar më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.