Kush është këshilltari amerikan i Kurtit, njeriu që e hartoi raportin për gylenistët dhe që u mbrojt nga Kurteshi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot shtetasin amerikan, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik i Kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut.

Me këtë rast kryeministri Kurti i ka uruar këshilltarit Tienmu Ma, suksese në punën e përbashkët në udhëheqje të ekzekutivit.

E emri i këtij eksperti për herë të parë u dëgjua në publik kur pati përplasje të fuqishme në komisionin parlamentar për gylenistët, respektivisht dëbimin e tyre nga Kosova për në Turqi.

Përplasja ndodhi kur në komision raportoi presidenti Hashim Thaçi. Thaçi aso kohe refuzonte t’i përgjigjej pyetjeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë gylenistëve vitin e kaluar, pasi ka thënë se i druhet ekspertit të huaj ligjor të angazhuar nga Komisioni. Pra bëhet fjalë për Tienmu Ma, shkruan Ballkani.info.

Thaçi kishte se eksperti ligjor, amerikani Tienmu Ma, është këshilltar i Lëvizjes Vetëvendosje. Ka thënë se Tienmu Ma është i afërt me Sami Kurteshin, anëtarin e Komisionit Hetimor për “Gylenistët”.

Dhe kjo u vërtetua sot se Ma ishte i afërt me Vetëvendosjen.

“Instistoj. Eksperti ndërkombëtar, a e ka aprovimin e ndonjë zyre ligjore të Kuvendit të Kosovës? A lejohet për t’u angazhuar ky ekspert ligjor, mbi ç’bazë e keni angazhuar ju? Tashmë doli që është i preferuar i zotit Kurteshi, mik i zotit Kurteshi dhe këshilltar i një partie politike që e përfaqëson Samiu”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, Kurteshi ka thënë se Tienmu Ma është doktorant i universiteteve të Yale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe atij të Lucernit në Zvicër.

Tienmu Ma punon prej vitesh si këshilltr ligjor në institucionin e Avokatit të Popullit, udhëheqës i së cilit kishte qenë Kurteshi disa vite më parë.

“Eksperti është Tienmu Ma, që ka punuar si këshilltar i Avokatit të Popullit. Është doktorant i Universitetit ‘Yale’ në SHBA dhe doktorant i Universitetit të Lucernit. Tienmu Ma, ende është ekspert i Avokatit të Popullit dhe është përpilues i raporteve si ato për rrymën në veri apo të tjera të cilat ju i lexoni”, ka thënë Kurteshi.

E në këtë kronikë televizive, shihet se si Kurteshi e mohon se ky është ekspert është i afërt me VV-në. /Ballkani.info/