Indrit Taullai i njohur ndryshe si ish-anëtar i Bandës së Durrësit është arrestuar dje në Kosovë, në qytetin e Prizrenit.
Deri më tani Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditura shkaqet e arrestimit të tij, por mësohet se kërkesat për arrestimin e tij erdhi me kërkesë të Interpol Tiranës.
Tani për tani, autoritetet kosovare janë duke përgatitur procedurat për dorëzimin e tij tek policia shqiptare.
Taullai është arrestuar edhe më parë si pjesëtar në organizatë kriminale, ndërkohë që në vitin 2017 i shpëtoi burgimit të përjetshëm duke u dënuar me 25 vite burg, por më pas fitoi lirimin me kusht për arsye shëndetësore.







