Edi Rama

Kush është i infiltruari i Ramës te UBT? Studentët SMS nga salla: Po na kërcënojnë

Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës nuk i ka shkuar sipas planit, pasi siç e zbuluan studentët ata ishin mashtruar nga rektori dhe nuk e dinin që kreu i qeverisë do të ishte në takim.

Ndoshta kjo ka bërë që në sallë të mos dominojnë militantët partiakë dhe kështu studentët kanë folur pa drojë, e madje njëra prej tyre braktisi takimin “e stisur” sipas saj.

Një studente, e cila ishte e pranishme në sallë denoncoi për “FaxNews” se ata po mbaheshin peng në takim, edhe pse dëshira e tyre ishte të ishin sot sërish pjesë e protestës, siç kanë bërë për 14-dite me radhë.

Ajo ka denoncuar edhe pedagogun, që sipas saj, solli disa studentë duke deklaruar se është anëtar i FRESSH.

“Jemi studentët te UBT. Na kanë mbledh ne mbledhje me dekanin dhe nuk dalim dot në proteste sepse po na kercenojnë, ne kemi frike, nuk na le njeri me dal n’protest. Dekani po na kercenon me mungesat dhe me notat. Veç na e sollën si pako, vec hyri brenda, se nuk shkruaj dot ngaqë kam frikë dhe që më shohin dhe këta të bëjnë gropën. 70% e grupit do shkonte në protestë, pjesa tjetër në kafe ose shtepi. Kanë ardh nja 30 të tjerë që i solli Leons Hasani qe eshte pedagog dhe kryetar i Forumit Ekonomik, por mund ta gjeni fare lehte qe eshte freshist”, denoncon studentja nga salla, për “JOQ”

Leons Hasani me një kërkim të thjeshtë rezulton se është pjesëmarrës i rregullt i kampeve të FRESSH në Jalë.