Kush është drejtori i ri i Agjencisë së Akreditimit që kishte thënë “kush i shtin brinat me mu në RTK…”

“Kush guxon me i shtin brinat” me drejtorin e Agjencisë së Akreditimit

Naim Gashi u emëru sot nga Qeveria Kurti drejtor i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës. Ai u propozua nga ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, në mbledhjen e mbajtur sot të qeverisë.

Sipas, Veliut ministria kishte pranuar ankesa nga kandidatët por kanë qenë të pabazuara, shkruan Insajderi.

“Ministria ka pranuar ankesa nga 3 kandidatë, ato janë shqyrtuar po janë refuzuar si të pabazuara. Njëri kandidat ka parashtruar ankesë në Këshillin e Pavarur mbikëqyrës….Pas kalimit të këtij afati dhe mos pranimit të vendimit nga Këshilli, i është dërguar MAShTI-it”, tha Veliu.

Por, kush është Naim Gashi, “i forti” i RTK-së që kishte thënë: “kush i shtin brinat me mua në RTK, nuk ndahet kollaj”?

Nga viti 2016 deri në vitin 2019, Naim Gashi, ka qenë anëtari i bordit të RTK-së, (Radio Televizionit të Kosovës) dhe kryetar i Komisionit për Auditim në transmetuesin publik.

Madje, Gashi ishte paraqitur kogja “i fort” në RTK, kjo për shkak se një vit më pari ati iu publikua një bisedë nga rrjetet sociale ku kishte thënë “kush i shtin brinat me mua në RTK, nuk ndahet kollaj”.

E kjo kishte ardhur pas emërimit të Mufail Limani si Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Gashi është marrë me media dhe botime, është themelues i një kompanie që merret me këshillim biznesi, ndërsa ka ideuar dhe menaxhuar projekte të rëndësishme në sektorin privat në Kosovë. Ai po ashtu figuron edhe si profesor në kolegjin ISPE.