Kush është “Ciprra”, i rrezikshmi i Podujevës që u përlesh mbrëmë me policinë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që pati sonte në qendër të Podujevës.

I dyshuari është në kërkim të policisë.

I njëjti sipas burimeve të IndeksOnline, muaj më parë është liruar nga burgu, ndërsa gjatë verës që lamë pas kishte plagosur edhe një person në rrugën “19 Qershori”, po ashtu në Podujevë.

Gjithashtu i dyshuari me inicialet B.H i njohur si me nofkën Ciprra, pasi plagosi dy persona sonte në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pati përleshje me armë zjarri edhe me policinë.1

Ndryshe, të plagosurit, janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-në e Podujevës.