Kush do ta besonte?| Kundërshtari i madh i dialogut me Serbinë, Albin Kurti, sot zgjohet herët për ta takuar Vuçiqin

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, do t’i duhet sot të zgjohet më herët që të bëhet gati, me qëllimin e vetëm që të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin.

Kush do ta besonte se një ditë, kundërshtari i madh i dialogut pa kushte me Serbinë, Albin Kurti, do t’i duhej të zgjohej me alarmin e orës që të mos i vonohet asnjë minutë në takim, presidentit serb?

Kush do ta besonte se një ditë, njeriu që protestoi për një dekadë kundër dialogut me Serbinë, do të bie e do të zgjohet nga gjumi duke menduar për takimin me presidentin serb?

Por, ja që, erdhi dita për ta besuar se sot Albin Kurti do të ulet në takimin e radhës, për të disatën herë, me Presidentin e Serbisë. Ky takim është më ndryshe se të gjithë të tjerët, sepse Kurtit do t’i duhet të zgjohet herët, shumë herët.