Juristja e medias Flutura Kusari ka vizituar familjen e Liridona Ademajt për festën e Bajramit.

Kusari në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ky është Bajrami i parë pa Liridona Ademajn, grua, vajzë, nënë, e vrarë brutalisht.

“Nana e saj m’tha sot: ende spo me besohet qe nuk e kam ma, pres qe m’thirre ne telefon… kanihere m’doket qe eshte ne Suedi… Vetem drejtesia e shpejte, pa gabime, profesionale dhe pa nderhyrje mund t’ia lehtesoje dhimbjen familjes se Liridones”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Bajrami i pare pa Liridona Ademajn, grua, vajze, nene, e vrare brutalisht.

Nana e saj m’tha sot: ende spo me besohet qe nuk e kam ma, pres qe m’thirre ne telefon… kanihere m’doket qe eshte ne Suedi…

Vetem drejtesia e shpejte, pa gabime, profesionale dhe pa nderhyrje mund t’ia lehtesoje dhimbjen familjes se Liridones.

Leonardi vazhdon me qene shembull i nje djali te ri 24 vjecar dhe shembull se si nje tragjedi kaq te rende e ka perballu me dinjitet dhe maturi te jashtezkonshme.

Drejtesi per Liridona Ademaj