Kusari: Vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës ishte politik

Juristja e mediave Flutura Kusari ka mirëpritur vendimin e ARBK-së për të anuluar vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të medias Klan Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se ky veprim vërteton 100 për qind faktin që vendimi i parë nuk ishte dokument juridik, por vendim politik i menduar keq.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkrua se kushdo që e ka mëndur një gjë të tillë ka vepruar në mënyrë të gabuar.

“E mirepres vendimin e ARBK-se për te anuluar vendimin e kunderligjshem per pezullimin e certifikates se biznesit te medias Klan Kosoves. Anulimi verteton 100% faktin qe vendimi i pare nuk ishte dokument juridik por vendim politik i keqmenduar dhe i demshem. Me vjen shume shume keq per demin qe i eshte bere vendit tone. Kushdo qe e ka mendu, koordinu dhe aprovu kete ide ka gabu rende dhe pasojat do t’i vuan shoqnia jone, vendi jone, Levizja Vetevendosje dhe Kryeministri Albin Kurti”, ka shkruar Kusari.