Kusari pas reagimit të këshilltarit të Osmanit: Reagoi Presidenca, jo me i mbrojt gazetarët por me i shajtë

Bekim Kupina, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani ka reaguar sërish në lidhje me raportimet e mediave për pajisjen me pasaportë diplomatike për dizajnerin Valdrin Sahiti.

Kupina ka thënë se presidentja nuk ka kompetenca ligjore të japë pasaporta.

Rreth kësaj ka reaguar juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari.

Në llogarinë e saj në Facebook, Kusari ka thënë se Presidenca ka reaguar për me i shajtë gazetarët dhe jo për t’i mbrojtur.

“Reagoi Prisidenca, jo me i mbrojt gazetarët por me i shajtë.” – ka shkruar ajo.

Kujtojmë se ditë më parë gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht nga tre persona, dhe për këtë gjë as Presidentja Vjosa Osmani as nga kabineti i saj nuk e kanë thënë asnjë fjalë.