Kusari: Me ose pa Veliun ministër, LDK e kish inicu mocionin e mosbesimit

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka folur për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se LDK e ka thirrë mocionin në krizën e pandemisë, duke e quajtur seancën si të turpit.

“Unë në seancë kam thënë se koalicioni mund të mos ketë kalu si duhet, por turpi ka qenë mes krizës së pandemisë që është thirrur.

Jam e bindur që duke i dëgju deklarimet, shkarkimi i ministrit Veliut s’ka qenë hapi i vetëm që është thirr mocioni, por që kjo ka ardhë në serinë e mospajtimeve, mospajtime që ka pas edhe para se të nënshkruhej koalicionin.

Me ose pa Veliun ministër, LDK e kish inicu mocionin e mosbesimit”, ka thënë ajo në Debat Plus.

Derisa e njëjta ka shtuar se shkarkimi i Veliut ka pas 15 për qind të peshës së aryes. Ndërsa sa i përket shkarkimit të ministrit të LDK-së nga Kurti, ajo ka thënë se kryeministri ka mundur ta evitojë këtë veprim./Ballkani.info/