Kusari-Lila: Vetëm më të mirët të emërohen në pozita udhëheqëse

U.d e kryetares së Grupit Parlamentar Mimoza Kusari-Lila i’u ka bërë thirrje profesionistëve që janë jashtë dhe brenda Kosovës të kthejnë sytë kah institucionet e vendit.

Sipas saj, pozitë dhe opozitë duhet të dakordohen që vetëm më të mirët të emërohen në pozita udhëheqëse.

“Javën që lamë Kuvendi voti dy gra në pozita udhëheqëse. Përkundër paragjykimeve arritëm që procesin e stërzgjatur në arritëm ta përmbyllëm”.

“Sot jam këtu për të nxitur interesimin e profesionistëve që jetojnë jashtë dhe brenda që të kthejnë vëmendjen kah institucionet e vendit”.

“Kam kërkuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që intervistat të incizohen dhe mediet të jenë prezentë në sallë”.