Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë së situata nëpër të cilën po kalon vendi kur bëhet fjalë për raportet me SHBA-në nuk është më e mira.
Por ajo ka treguar se në dy vitet e fundit të pakta kanë qenë situatat e lehta për Kosovën.
Ajo është e bindur se një pjesë të madhe të fajit për këtë situatë e ka edhe Prishtina.
“Është prej atyre situatave ku tensioni po ngrihet më shumë nga brenda se nga jashtë”, ka thënë Kusari-Lila. “Të gjitha reagimet që vijnë prej SHBA-së duhet marrë me seriozitet të madh”.
E për presionin e SHBA-së ndaj Kosovës për heqje të taksës, kryesisht nëpërmjet shënimeve në rrjetet sociale, ajo çuditet se si nuk ende reagim të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. Sipas saj, ambasada është për këto punë, që të forcojë mesazhet e shtetit që përfaqëson.
Kryetarja e Alternatives tregon se ka në Kosovë, brenda spektrit politik ka reagime pasiononte. Thotë se ka ende hapësirë për dialog të brendshëm.
“Nuk e kemi konsumuar për brenda dialogun, vërejmë reagime të menjëreshme, pasiononte. Nuk është analizuar nëse nesër hiqet taksa, si do të vazhdojë dialogu, cili do të jetë roli i presidentit dhe i Qeverise”, ka thënë ajo.
Ajo është skeptike se presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, do të firmoste një marrëveshje finale me Kosovën në kohën kur pritet të mbahen zgjedhjet në këtë vend.
Kusari-Lila ka kritikuar edhe presidentin Thaçi, si nxitësin kryesor të kësaj situate me SHBA-në.
Për vizitën në Uashinton, ku është takuar më zyrtarët amerikanë si dhe presidentin e Serbisë, Vuçiq, tha se Thaçi nuk ka zbuluar asgjë.
“Në konferencën e mbajtur në Prishtinë pas kthimit nga SHBA-ja, Thaçi nuk ka thënë asgjë përmbajtësore. Kemi parë vetëm qëndrimin e Grenellit”, ka thënë ajo në Interaktiv.
Për taksën ndaj Serbisë ka thënë se duhet hequr ashtu siç ka propozuar kryeministri Albin Kurti, hap pas hapi.
Taksa sipas saj ka tejkaluar efektin dhe se vendosja e sak ishte derivat i një politike çakorduese.
E për opozitarët që tash thirret për mbajtje të raporteve të mira me SHBA-në, Kusari-Lila kujtoi edhe rastet kur të njëjtit kur ishin në pushtet dhe nuk vepruan në shmë raste siç këshillonte SHBA-ja.
“Gjithë janë bërë bashkë dhe thërrasin në sentimentin e Amerikës. Populli e di të vërtetën”, tha ajo.
Ajo ka shtuar se sot është më së lehti që Qeveria Kurti të karakterizohet si anti-amerikane dhe sipas saj këtë po e bëjnë ata që nuk po e pëlqejnë rendin e ligjin në vend.
“Ata kanë sikletin e tyre. Kjo situatë po nxitet nga brenda. Të njëjtit nuk kanë reaguar në thirrjet e ambasadës së SHBA-së dhe Britanisë kur kanë reaguar për korrupsionin e punësimet e paligjshme. Thoshin janë procese”.
Po ashtu ka kritikuar edhe partnerin e koalicionit, LDK-në për qëndrime shpeshherë të ngutshme kur bëhet fjalë për taksën dhe raportet me SHBA-në.







