Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka uruar ShBA-të në ditën e Pavarësisë.
Ajo ka thënë se ShBA-të janë simbol i vendit ku çdo gjë bëhet e mundur dhe e arritshme.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë simbol i vendit ku çdo gjë bëhet e mundur dhe e arritshme, pa marrë parasysh nga vjen dhe kush je, aty ku liria e demokracia janë në rishikim të vazhdueshëm por mbesin shtyllat më të forta dhe vlerat udhëheqëse të shtetit.” – ka shkruar Kusari – Lila.
Në fund, ajo ka thënë:
“Për Kosovën dhe popullin e saj, SHBA-të do të mbesin përjetësisht personifikim i lirisë, mbrojtjes dhe besnikërisë për kohët e vështira dhe kohët më të mira.
Gëzuar 4 Korrikun, ditën e pavarësisë gjithë popullit amerikan në SHBA dhe mbarë botën e veçanërisht miqve tanë amerikanë që bashkëjetojnë me ne në Kosovë”.






