Mimoza Kusari Lila

Kusari-Lila: Përballja Kurti-Vuçiq ballafaqim i së vërtetës me propagandë

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, në një intervistë për Info Plus të RTK-së, tha se përballja e mbrëmshme mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Këshillin e Sigurimit të ishte ballafaqim i së vërtetës me propagandën serbe.

Ajo tha se Serbia gjithherë ka qëllim që përmes propagandës të arrijë synimet. Kusari-Lila tha se përdorimi i valutës në Kosovë është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës.

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, theksoi, se diskursi publik i Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqiti nuk ka ndryshuar dhe ndryshon.

Sipas saj, sulme ka bërë më shumë Serbia ndaj komunitetit të vet që jeton në Kosovë, për ata që nuk janë të dëgjueshëm të saj, sesa që ka pasur në Kosovë nga komunitetet e tjera.

Për periudhën informuese dhe transitore për rregulloren e BQK-së, Kusari Lila tha se ajo ka filluar.

Kusari-Lila gjithashtu foli edhe për seancën e djeshme dhe dështimin e dy komisioneve hetimore të iniciuara nga opozita për të cilat Vetëvendosje nuk japi votë.

VIDEO BONUS: Adresimi i plotë, i përkthyer në shqip, i Albin Kurtit në mbledhjen mbrëmshme të KS së OKB-së