Kusari-Lila për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve: Do të jemi në pajtueshmëri të plotë me të gjitha partitë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se si grup parlamentar janë në pajtueshmëri të plotë me gjitha partitë pjesëmarrëse të zgjedhjeve sa i përket mundësisë së shtyrjes së tyre.

Kusari-Lila ka thënë se nuk insistojnë për njërin apo tjetrin variant, por se e rëndësishme është shëndeti publik i qytetarëve.

“Në fakt qëndrimi ynë është të jetë vendim konsensual i gjitha partive. Fare nuk insistojmë në njërin ose tjetrin variant. Është e rëndësishme të kemi parasysh shëndetin publik të qytetarëve, e në dakordim me rekomandim të IKSHPK-së të kemi edhe fushatën në rast se vazhdohet me datë të njëjtë të zgjedhjeve. Por si Grup Parlamentar i LVV-së dakordohemi e jemi pajtueshmëri të plotë me gjitha partitë tjera pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale”, ka thënë Kusari-Lila.