Kusari Lila: Kjo Qeveri nuk ka kauzë profesionale e aq më pak morale

Kryetarja e partisë Alternativa, njëherit deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka thënë se pako e masave të reja kundër pandemisë nuk po votohet nga Qeveria sepse partitë në pushtet nuk po arrijnë të dakordohen.

Përmes një statusi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, Kusari Lila ka thënë se Qeveria Hoti nuk ka kauzë politike, profesionale e aq më pak morale.

Sipas saj këto parti LDK, AAK dhe NISMA, kanë lidhur koalicion vetëm për kauzë përfitimi nga pushteti, por apetitet e tyre janë shumë më të mëdha se forca e perit që i mban bashkë.

Ky është postimi i saj i plotë:

Qeveria e Kosovës nuk e voton pakon e masave të reja kundër pandemisë se nuk arrijnë të dakordohen për masat partitë në pushtet (LDK – AAK dhe Nisma).

Por, çka ka sot më të rëndësishme për Kosovën se lufta kundër pandemisë?!?!

Kjo Qeveri është e humbje për Kosovën ende pa u formuar, ndërsa, sot tregojnë se këta bashkë nuk kanë kauzë politike, nuk kanë kauzë profesionale e aq më pak morale.

Këta janë lidhë në fije peri për kauzë përfitimi nga pushteti e tani edhe ai pe po i lëshon, pasi apetitet e tyre janë shumë më të mëdha e më të rënda se forca e perit që i mban bashkë.

Të destinuar për dështim!