Kusari Lila e mohon se VV-ja i ka ofruar shpërblime Granicës që të lë PDK-në

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se dita e zgjedhjes së Presidentes Vjosa Osmani shënon ditë historike.

“Jam shumë e lumtur sot që arritëm të përmbyllim një proces të filluar vite më parë që përfaqëson mënyrën më të mirë të mundshme – vlerën e demokracisë. Kjo ditë do të mbetet përgjithmonë historike sepse më së miri përfaqëson  atë që qytetarët duan. Rruga më te ndryshimi nuk është e lehtë. Kjo ditë tregoi ndryshimin e madh që arritëm ta bëjmë”, është shprehur ajo.

Kusari-Lila ka folur edhe për kalimin e Adelina Graincës nga PDK në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Po mundohem të kuptoj por assesi t’i arsyetoj trillimet e PDK-së në raport me Graincën. Secili deputet përfaqëson vullnetin e vet . Edhe Albena Reshitaj (AAK) përfaqësoi qëndrimin e saj dhe deputetja më e re në kuvend kishte bindjen e saj se Vjosa Osmani duhej të mbështetej për presidente. Asnjë person  nuk i është bashkuar LVV-së me shpërblime apo premtime që më sa paku janë ligjore”