Deputetja e VV-së

Kusari-Lila akuzon gjykatat për drejtësi selektive ndaj VV-së, harron se Konjufca nuk u dënuar fare për gaz

Deputetja e pushtetit, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është bërë drejtësi selektive kur është dënuar me 400 euro i akuzuari se kishte kanosur Shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Kusari ka thënë se gjyqtari Driton Berisha ka marrë vendime të ndryshme kur deputetë të kërcënuar ishin të partive tjera.

“Me këto dënime, konfirmohet drejtësia selektive e aplikuar e cila kryekëput varet nga përkatësia politike e palës së dëmtuar.  Këtu ka çdo gjë, pos gjykim të drejtë dhe drejtësi nuk ka!”, ka shkruar Kusari-Lila në reagim.

Ajo ka përmendur gjyqtarin Driton Berisha, duke thënë se i njëjti kishte marrë edhe rolin e të mbrojtësit të të akuzuarit Emin Lati, i cili u dënua sot me 400 euro.

“Në Republikën e Kosovës kanosja e një deputeteje të PDK-së përmes mesazhit, apo një deputeti të LDK-së, dënohet me gjashtë muaj burgim, ndërsa në rast të marrëveshjes me katër muaj burg apo 2,000 Euro gjobë. Ndërsa, inkuadrimi LiVE në televizion kombëtar dhe veprimi i kanosjes dhe nxitjes e urrejtjes për një deputete të LVV-së, të ofron mundësinë e marrëveshjes me Prokurorinë, hudhjen poshtë të njëres vepër penale, si dhe uljen e dënimit me gjobë në vlerë prej 400 €. Të tri aktgjykimet e sipërpërmenduara janë nga i njejti gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Driton Berisha”, ka shtuar ajo.

LEXO EDHE