Justja e medieve, Flutura Kusari, ka reaguar ashpër ndaj linçimit të z. Elvis Hoxha drejtuar kryesindikalsitit të punëtorëve të arsimit, Rrahman Jasharaj.

Ajo e ka cilësuar me të drejtë si “nxitje të urrejtjes ndaj tij dhe thirrje publike për ta sulmuar atë online dhe fizikisht” linçimin e bërë nga z. Hoxha.

Kusari më tej kërkon që z. Hoxha të mbahet përgjegjës penalisht për linçimin.

“E drejta e lirisë së shprehjes nuk i mbron thirrjet për dhunë,” ka thënë Kusari.