Kusari e quan “lojë” angazhimin e SHBA’së për Kosovën: Grenell do të bëjë marrëveshje për fushatë zgjedhore

Deputetja e listës së VV’së, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur lojë ping-pongu dhe joserioze angazhimin e SHBA’së e BE’së në dialogun Kosove-Serbi, teksa shtoi se Richard Grenell është i angazhuar për fushatë zgjedhore.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kusari-Lila tha se secili zhvillim politik në SHBA është fushatë presidenciale.

“I deleguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Grenell, është aktivisht dhe intenzivisht i përfshirë në fushatën zgjedhore të Presidentit Trump, andaj çfarëdo përmbajtje/përfundim i takimit të 4 Shtatorit në Shtëpinë e Bardhë do të jetë domosdo subjekt i kësaj fushate.
Klasa politike kosovare duhet të ketë minimumin e pjekurisë politike ta ndalë këtë proces para se të bëhet subjekt i favorizimit të njërit apo tjetrit kamp zgjedhor në SHBA.
Paqartësia me rezultatin zgjedhor në SHBA është e madhe, por dyfish më i madh është skepticizmi për çfarëdo rezultati të takimit Kosovë – Serbi.”, ka thënë ajo.

Shkrimi i plotë:

Rruga qorre e dialogut Kosovë-Serbi

Dialogu Kosovë-Serbi, përveç se në kohë të papërshtatshme, tashmë është shëndrruar në lojë pingpongu terësisht joserioze dhe absurde në mes të SHBA/ve dhe BE-së.

Në SHBA kandidatët e dy taboreve politike sapo pranuan nominimet zyrtare nga partitë e tyre për zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit, Presidenti aktual Donald Trump nga Partia Republikane dhe Zv/Presidenti Joe Biden nga Partia Demokratike. Tanimë zyrtarisht secili zhvillim politik në SHBA është fushatë presidenciale.

I deleguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Grenell, është aktivisht dhe intenzivisht i përfshirë në fushatën zgjedhore të Presidentit Trump, andaj çfarëdo përmbajtje/përfundim i takimit të 4 Shtatorit në Shtëpinë e Bardhë do të jetë domosdo subjekt i kësaj fushate.
Klasa politike kosovare duhet të ketë minimumin e pjekurisë politike ta ndalë këtë proces para se të bëhet subjekt i favorizimit të njërit apo tjetrit kamp zgjedhor në SHBA.
Paqartësia me rezultatin zgjedhor në SHBA është e madhe, por dyfish më i madh është skepticizmi për çfarëdo rezultati të takimit Kosovë – Serbi.

Anash takimit në Ëashington, qasja e BE-së rreth dialogut tashmë është tërësisht jo serioze, pa asnjë mundësi/premtim për palët në dialog, në veçanti me pamundësinë e garantimit të liberalizimit të vizave për kosovarët por megjithatë me përpjekje të dëshpëruar për të qenë në karriken e vozitësit të procesit të dialogut.
BE-ja duhet ta ketë të qartë se aktivizimi i saj në caktimin e takimeve në Bruksel për herë të dytë me radhë pak ditë pas caktimit të takimit në Ëashington DC, tregon mungesën e iniciativës dhe një plani koherent të Brukselit në raport me dialogun.

Por ku qëndron pala kosovare në këtë mes? Pala kosovare në këtë rrethanë mund të krahasohet me fëmiun në thënien: shumë kujdestarë bëjnë fëmiun e lodhët, ose shumë kuzhinierë e prishin gjellën.
‘Fëmiu’ apo ‘gjella’ Kosovë tashmë vetëm është ‘i lodhtë’ dhe ‘i prishur’. Partitë në pushtet në Kosovë e kanë humbur fokusin në tërësi. Këtyre ditëve iu ka ka humbur orientimi partnerëve të koalicionit dhe udhëheqësve institucionalë të Kosovës të cilët pa empati për situatën me të cilën po përballet populli kanë dëshmuar se ngarendja pas pushtetit dhe posteve dhe qëndrimi aty është qëllimi i tyre i vetëm.

Kosova po e humb betejën për një shëndet publik më të mirë. Jemi në rënie të lirë me degradimin ekonomik dhe ruajtjen e vendeve të punës, ndërsa mbarëvajtja e jetës dhe përgjegjësive institucionale është më keq se kurdoherë më parë.

Kosova ka nevojë për ri-legjitimim të gjithë akterëve të saj dhe radhitje të prioriteteve sipas rëndësisë dhe interesit të qytetarëve përndryshe do të mbetemi gazi i botës dhe fëmiu i lodhur i Evropës.