Kusari: Deputetët e PDK-së e kërcënuan Gërvallën, Faton Peci u ngrit t’i del në mbrojtje

U.d e kryetares së shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e ka dhënë versionin e saj lidhur me përplasjen që ka ndodhur në Kuvend të Kosovës.

Kusari ka thënë se Memli Krasniqi, deputet i PDK-së ka folur fjalë të rënda dhe ka sharë ministren Donika Gërvalla.

“Me keqardhje po them nuk mund të them se nuk mund t’i them fjalët që Memli Krasniqi i ka thënë, nuk ma lejon as kultura, Memli Krasniqi ka tregu që nuk e ka as nivelin minimela të sjelljeve, britmat e tij, sharjet e fyerjet janë diçka e padëgjuar për mua”, tha ajo.

Sipas Mimoza Kusarit, deputetët e PDK-së, madje edhe e kanë kërcënuar Gërvallën.

Ajo tha se për këtë arsye ministri Faton Peci është ngritur në këmbë për t’i dalë në mbrojtje asaj.

“Deputetët e PDK-së i intensifikuan fyerjet ndaj ministres e besa edhe kërcënimet e z.Peci është ngritë në këmbë për t’i ndalë se nuk mund të silllen ashtu me një grua. Z.Peci është ngritë në këmbë për t’i dalë në mbrojtje pastaj sharjet kanë eskalu. Fatmirsisht nuk ndodhi përleshja, ka fillu kur është kriju turma dhe gjuha më e rnëdë. Nuk e kam dëgju saktë cka ka thanë po ka pasur fyerje. Unë i kam thënë deputetit Beqa të ndalet”, tha ai.