Kurz pas Serbisë, nesër vjen në Kosovë. Mbështetë idenë e korrigjimit të kufirit

Kancelari austriak, Sebastian Kurz pas vizitës që kishte sot në Beograd, në mbrëmje pritet të niset edhe për në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite, ai do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit që ka lëshuar zyra e Presidencës.

Takimi do të mbahet me fillim prej orës 09:25.

Pas takimit do të ketë edhe konferencë për media, shkruan Ballkani.info.

Çka tha sot në Beograd, Kurzi?

Kurz pritet që në Kosovë të vizitojë edhe bazën austriake të KFOR-it.

Kurz, në Beograd ka deklaruar se Vjena zyrtare konsideron se nuk duhet t’i dilet në rrugë marrëveshjes e cila siguron paqen duke u rreshtuar kështu në mbështetje të idesë së korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne do ta mbështesim. Ky është qëndrimi i Qeverisë. Mua më duket se ky është vendim i shumicës në BE. Nuk mund të të jetë detyrë e BE’së që në këtë proces kyç të jetë pengesë, duhet të jetë mbështetje. Por, jemi koshientë që deri te kjo marrëveshje është një rrugë e gjatë”, është përgjigjur Kurz kur është pyetur rreth ndryshimit të kufijve. /Ballkani.info/