Para arritjes në Beograd, Kurz tha se shpreson që vizita e tij të jetë një sinjal i qartë i BE-së për përkrahjen e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Përendimor në Union.
Gjatë takimit me Vuçiq, kancelari austriak i bëri të qartë presidentit serb se pa marrëveshje përfundimtare me Kosovën s’ka anëtarësim në BE.
“Dua t’i inkurajojë Prishtinën dhe Beogradin që të qojnë përpara dialogun. Normalizimi është kusht parësor për integrimin në BE”, ka thënë Kurz.
Kancelari austriak sot në mbrëmje do të vizitojë dhe Kosovën.
Përveq takimeve me liderët shtetërorë, ai pritet të vizitojë edhe bazën e KFOR-it austriak.
Aktualisht, në Kosovë janë 417 pjesëtarë austriak të këtij misioni paqeruajtës.







